Gjiknuri e Ahmetaj: Vetëm një pjesë e minatorëve nuk janë dakord me draftin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë reaguar sot për protestën e minatorëve për statusin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Ministritë që drejtohen nga Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj sqarojnë se prej disa muajsh kanë ngritur një grup pune që po harton së bashku me minatorët draftin e ri.

“Referuar protestës së zhvilluar gjatë ditës së sotme nga përfaqësues të sindikatave për çështjen e “Statusit të Minatorit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se tanimë prej disa kohësh është funksional një grup ndërinstitucional pune i përbashkët që kryesohet nga zv.ministrat përkatës Enis Aliko dhe Dajna Sorensen”,- thuhet në njoftimin e ministrive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deklaratës, “ky grup pune ka zhvilluar diskutime intensive me përfaqësuesit e sindikatave, pjesa më e madhe e të cilëve janë dakordësuar mes tyre për një draft të cilin ja kanë paraqitur grupit të punës. Fatkeqësisht, deri tani, ka dhe një pjesë përfaqësuesish sindikalë të cilët nuk kanë rënë dakord me draftin e propozuar nga pjesa kryesore e sindikalistëve. Gjejmë rastin që tu bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve sindikalë që të bëhen pjesë e diskutimeve në tryezën e grupit të punës, të bashkohen në qëndrime mbi një draft të vetëm i cili më pas ti nënshtrohet procedurave të përcaktuara në ligj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?