FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjiknuri në Himarë: Na ndihmoni të reformojmë administratën

Në kuadër të turit të dëgjesave me qytetarët për çështjet prioritare të qeverisjes së ardhshme, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri ishte në Bashkinë e Himarës.

Gjatë bashkëbisedimit, Gjiknuri u angazhua për vazhdimin e investimeve në këtë zonë me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. Më tej, ai u ndal tek nevojat e banorëve për përmirësimin e shërbimeve publike duke premtuar hapjen e një zyre të hipotekës në këtë Bashki.

“Himarën do ta mbështesim edhe me godinën e re të Bashkisë ku do të jetë edhe zyra e re e shërbimeve brenda. Himara ka një godinë që është gati jo funksionale për madhësinë që ka kjo bashki. Kryetari i Bashkisë e ka bërë projektin dhe me Kryeministrin kemi folur, unë do jem lobues për ta bërë të mundur këtë që ju shërbimet ti merrni në bashkinë tuaj”, u shpreh Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai insistoi tek nevoja për të shmangur sa më shumë nëpunësit por edhe kryerjen e shërbimit nga një rreth në një tjetër siç ndodh me Himarën banorët e të cilës në shumë raste duhet të shkojnë në Vlorë për shërbimet publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njerëzit mund të aplikojnë nëpërmjet shërbimeve të internetit dhe përgjigjen ta marri po aty në vend. Modernimi i postave dhe zyrave tjera të lidhura në një rrjet informatik do bëjë të mundur që një pjesë të shërbimeve ti thjeshtojë por të gjurmojmë dhe punën e administratës”, theksoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës kërkoi ndihmën e qytetarëve për të reformuar administratën publike duke denoncuar problematikat dhe personat konkret që abuzojnë. “Na duhet ndihma juaj, e gjithë qytetarëve. Edhe të na mirëkuptojnë për disa gjëra që duan pak kohë por edhe të na ndihmojnë, sidomos për reformimin e administratës dhe gjërat që janë të shpejta për tu zgjidhur na inkurajoni me ngritjen e problematikave dhe identifikimin e personave përgjegjës”, insistoi Gjiknuri.

Gjatë bashkëbisedimit, banorët e Himarës ngritën disa shqetësime për probleme konkrete me të cilat ndeshen në jetën e përditshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?