FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjinushi: Tom Doshi do kandidojë, listat janë miratuar nga KQZ

Lajmi se Prokuroria në bazë të ligjit të dekriminalizimit, ka kërkuar ndalimin e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit për deputetin Tom Doshi, është mohuar nga kjo e fundit.

Referuar fakteve të publikuara në media kohë më parë, Doshi ka qenë i dënuar nga gjykata në 25 Maj 1990, me një vit heqje lirie me akuzën për “sjellje të padenjë në shoqëri”. Dhe sipas mediave pritet që KQZ të pranojë kërkesën e Prokurorisë.

Për kryetarin e Partisë Social-demokrate, Skënder Gjinushi, Doshin nuk e pengon asnjë gjë që të kandidojë. Gjinushi thotë për Top-Channel se, lista e kandidatëve të PSD në Shkodër është miratuar me vendim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Doshi ka deklaruar vetë një dënim të vitit 1990, që është parashkruar dhe rehabilituar me kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lista e PSD për qarkun e Shkodrës është miratuar nga KQZ dhe Doshi është kandidat zyrtar me vendim të KQZ-së, që ka marrë formë të prerë e që s’mund ta cënojë askush. Kjo është marrë duke shqyrtuar atë që vetë Toma ka deklaruar, një dënim të vitit ’90, që ka të bëjë me prishjen e bashkëjetesës socialiste”, deklaron Gjinushi.

Gjinushi thotë se Tom Doshi është kandidat i ligjshëm, ndërkohë që beson se lajmi i përhapur është ndonjë lapsus si pasojë e verifikimeve të shumta që bën organi i akuzës.  “Uroj të mos ketë pasur dashakeqësi, por të ketë qenë një rastësi nga shqyrtimet e panumërta të bëra, sepse Doshi është kandidat i ligjshëm dhe nuk ka asnjë pengesë”, thotë Gjinushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?