FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjok Uldedaj futet në listën e sigurtë të Shkodrës

Gjokë Uldedaj, është zyrtarizuar nga PD, kandidat për Deputet i 6-ti, në listën e Qarkut Shkodër dhe do mbuloje Bashkin Vau Dejes dhe Zonen e Nenshkodres.

Veprimtari Politike:
• Deputeti i qarkut Shkodër, në legjislacionin 2009 -2013;
• Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2001-2017;
• Kordinator dhe drejtues i fushatave elektorale, për Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.

Eksperienca Profesionale:
• Vjen nga fusha akademike me një eksperiencë mbi 25 vjecare, mban titullin Profesor në Ekonomike, aktualisht është Dekan i Fakultetit Ekonomik.
• Gjatë viteve 2007-2009, ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
• Prof. Gjokë Uldedaj është autor dhe bashkautor i 3 teksteve universitare dhe i disa studimeve në fushën e ekonomisë dhe tregut.
• Ka kryer disa specializime afat shkurtra dhe afat mesme në: USA, Japoni, Greqi, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë levizje të fundit Kryetari i PD, Zoti Lulzim Basha, kompleton listën e Qarkut Shkodër, duke siguruar një nivel të plot përfaqësimi, me figura të spikatura politike dhe akademike, për një fitore bindëse në këtë qark, me 25 Qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?