Gjykata e Lartë, gjysmës së anëtarëve u mbaron mandati, çfarë ndodh?

Pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u ka mbaruar mandati. “Kryetari i Gjykatës së Lartë, në bazë të dispozitave Kushtetuese dhe ligjore, përkatësisht nenit 139/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 64/6 të Ligjit Nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilave mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë, mblodhi Trupën e gjyqtarëve të kësaj gjykate, për të kërkuar deklarimin e përfundimit të mandatit të disa gjyqtarëve të saj, konkretisht:

1. Aleksandër Muskaj

2. Evelina Qirjako

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Guxim Zenelaj

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Arjana Fullani

5. Andi Çeliku

Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatitimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve të mësipërm”.

Gjykata e Lartë, sipas nenit 1 të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 151/2013 dhe me ligjin nr. 177/2014), duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë.

Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?