FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.

Ashtu si Gjykata e Apelit në 18 maj të këtij viti, edhe Gjykata e Lartë sot ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka.

Mbi Kokën rëndojnë dy akuza ajo abuzim në inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lefter Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, dhe për këtë akuzë i është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?