“Gjykata Kushtetuese ka vdekur”, Bylykbashi: Rama po tenton të kapë sistemin e drejtësisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se procesi i vettingut po zbatohet me dy standarde. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai tha se po bëhet selektivitet politik, ndërsa akuzon kryeministri Rama se po tenton të kapë sistemin e drejtësisë.

Sipas tij gjërat nuk janë më njësoj si më 22 Korrik 2016.

“Mendonim se ishim në mirëbesim me njëri-tjetrin. Kanë ndodhur veprime antikushtetuese. Ligjet u miratuan në mënyrë antikushtetuese dhe proceset kanë gjurmë të forta paligjshmërie. Kthimi në shinat e 22 Korrikut, Reformës Kushtetuese dhe ligjore të votuar me 140 vota, vetëm ajo mund të rikuperojë qëllimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi” tha Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket procesit të vettingut Bylykbashi theksoi se pjesa dërrmuese e kandidatëve ishin në kundërshtim me ligjin sepse kanë aplikuar jashtë afatit që përcakton Kushtetuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo vë në pikëpyetje ligjshmërine e organeve të vettingut”, tha ai.

Reforma në Drejtësi është kthyer në kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama dhe kjo është kthyer në rrezik serioz, theksoi Bylylkbashi, duke shtuar se Rama mban të bllokuar SPAK dhe KED.

“KED është e bllokuar. U bllokua në 2017-ën me petendimin se nuk ishte bërë vettingu sepse nuk u interesoi shorti i 2017-ës. Janë vetëm dy anëtarë që u është bërë vettingu, të tjerët le të presin, por ne kemi një KED që nuk ka numrin e plotë. Nëse kemi vetëm 5 anëtarë, renditja është krejt e ndryshme nga ajo që mund të jetë me të gjithë trupën me 9 anëtarë. Një trupë gjysmake duke bërë një vlerësime dhe renditje selektive do të ndikonte shanset tek kandidatët. KED është kthyer në një gjysmagjel”, tha Bylykbashi.

Përsa i përket çështjes së Shkollës së Magjistraturës, ai tha se kjo shkollë e cila do të prodhojë fidanët e drejtësisë së ardhshme, është e kapur politikisht nga Rama.

“Nëse këta fidanë janë të shtrembër në një krah, atëherë mund të themi se i kemi garantuar Edi Ramës kapjen e sistemit të drejtësisë dhe kapjen e imunitetit gjyqësor për Edi Ramën për 30 vitet që vijnë. Kjo nuk do të ndodhë. Shkolla e magjistraturës është çështje studentësh, por nuk është ngritur Këshilli i Lartë Gjyqsor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk kemi Prokuror të Përgjithshëm sipas Kushtetutës, nuk kemi inspektorë të lartë të drejtësisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?