Gjykata: Saimir Tahiri nuk lejohet të dalë jashtë shtetit
Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur nga gjyqtarja Liljana Baku. Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.
Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se të premten, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri u pyet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e krimeve të rënda.
Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë të mos lejohet të ikë nga Shqipëria. Masa e marrë pak ditë më parë është konfirmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndaj Tahirit është marrë masa e sigurisë ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’.
Seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk ka zgjatur shumë dhe në dalje, ka folur shkurtimisht avokati i ish- ministrit, Mask Haxhia. Avokati deklaroi se do të apelojnë vendimin e gjykatës, duke u shprehur se fatkeqësisht Gjykata është kthyer në një “noteri” në shërbim të kërkesave të prokurorisë.
Maks Haxhia: Është kthyer në një noterë të kërkesave të prokurorisë.
Nga insistimi dhe pyetjet e njëpasnjëshme të gazetarëve Tahiri u shpreh se do të flasë në një kohë të dytë në lidhje procesin e hetimit.
“Ka edhe kohë, ju lutem! Faleminderit”, u shpreh Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

