FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjylameti: Qeveria e re do zgjasë 4 vite. Bogdani: S’ka më monizëm

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se qeveria e re e dalë nga zgjedhjet pa opozitën do të zgjasë 4 vite, por deputeti demokrat Gert Bogdani thotë se kryeministrin Rama nuk do ta lërë njeri ta kthejë këtë vend në monizëm.

Pjesë nga biseda:

Gjylameti: Nuk ka dyshim që kjo qeveri që do të dali të mos jetë për 4 vite. Jemi në një demokraci. Çdo parti vendos nëse ka një ofertë për të shkuar tek votuesit. Këta kanë menduar që nuk kanë gjë për të shkuar tek votuesit. Ne kemi menduar që në këto 4 vite kemi bërë mjaftueshëm gjëra për të dhënë llogari. Shqiptarët duhet të ndahen një herë e mirë nga politika e bllokimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bogdani: Jo 4 vjet, po i bëri vetëm 40. Shqiptarët e kanë provuar monizmin në kurriz dhe e panë çfarë ishte. Në monizëm është rritur, në mentalitetin e monizmit është shkolluar. Në 18 qershor nuk ka për ta lënë njeri që ta bëj monizëm prapë këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?