Gjyqi për banorët e ”Astirit”, deputetët e LSI-së te Krimet e Rënda (VIDEO)

Banorët e ”Astirit” kanë zhvendosur sot paradite protestën e tyre para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Të revoltuar, banorët kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestën e së enjtes, që u përplasën me policinë para Parlamentit.

Sot ata do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa dje Prokuroria kërkoi ”arrest me burg” për 6 nga 10 të arrestuarve, Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj , Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn.

Deputetët e opozitës mbështesin protestuesit e arrestuar, duke qenë të pranishëm në sallën e gjyqit. Nga deputetët e LSI-së, të pranishëm në sallë janë Endrit Braimllari, Nora Malaj, Silva Caka, Klajda Gjosha dhe Kejdi Mehmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja është rregjistruar nga deputetët e LSI-së

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?