Gjyqi për të arrestuarit e Unazës së Re
Vazhdon gjyqi në prokurorinë e krimëve të rënda kundër banorëve të arrestuar. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.
Personat e mësipërm akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë jashtë Gjykatës familjarët e personave të arrestuar, banorë të Unazës së Re kërkojnë lirimin e tyre duke akuzuar kryeministrin.
Kujtojmë se policia e Tiranës pas të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ka shoqëruar 11 shtetas.
– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
– P. A., 17 vjeç;
– Fluturim Goleci, 30 vjeç;
– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
– Marsel Villari, 28 vjeç;
– Erjona Dozhani, 30 vjeç;
– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);
– Ali Nalic, 35 vjeç;
– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
– Shpati Bilbili, 31 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

