Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli, të hënën, para Vettingut

KPK nuk ndalon. Artan Zeneli është anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut, pas Edmond Islamajt dhe Tom Ndrecës.

Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Seanca dëgjimore me gjyqtarin Zeneli do të zhvillohet të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues drejtohet nga Etleda Çiftja dhe ka si anëtare Xhensila Pinen dhe Valbona Sanxhaktarin.

Artan Zeneli e ka filluar karrierën në vitin 1991 si gjyqtar, është shkëputur për një dekadë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe është rikthyer sërish në sistem në vitin 2009. Në vitet 1991-1999 ai ka punuar si gjyqtar në Krujë dhe në Tiranë.  Në vitin 1999, Zeneli është larguar me dëshirën e tij për t’u bërë avokat, profesion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2009, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar ligjor për kompanitë AMC, Top Channel apo INSIG.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e gjyqtarit  dhe kryetarit të Gjykatës së Tiranës. Artan Zeneli u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik 2012 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artan Zeneli njihet në sistemin e drejtësisë si një nga gjyqtarët më profesionistë të Shqipërisë.

A. Marku

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?