FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyqtarja në dorën e Nishanit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori në shqyrtim në mbledhjen e së hënës kërkesën e kryetarit të Gjykatës së Lartë për të filluar  procedurat e përfundimit të mandatit të gjyqtares së kësaj gjykate, Majlinda Andrea.

Pas diskutimeve, KLD vendosi t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje Presidentit Nishani, i cili njëherësh është edhe kreu i KLD-së.

Më shumë se një muaj më parë, Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion. Ajo u dënua me katër vite burg, i cili i konvertohet në shërbim prove për tre vitet e ardhshme. Gjithashtu, asaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një karriere 24-vjeçare në radhët e gjyqësorit, Majlinda Andrea është e para gjyqtare e Gjykatës së Lartë që shpallet fajtore për korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?