Godina e re e Ministrisë së Integrimit/Rama: Qendra e gravitetit të së ardhmes europiane

“Në këtë 70-vjetor të Çlirimit të vendit përulem me mirënjohje para së shkuarës. Në këtë ditë të shënuar ashtu sikundër e kishim vendosur, çelim dyert e godinës së re të Ministrisë së Integrimit, një godine e vjetër pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, e njërit prej komplekseve më të bukur të ndërtuar në vitet ’30 që ishte katandisur në një magazinë mbeturinash dhe me një fushë plehrash para”, tha Kryeministri Rama.
“Jam shumë i kënaqur që ia dolëm që jo vetëm në këtë 29 nëntor të kujtojmë dhe përulemi me mirënjohje me sytë nga e shkuara, por nderimi me i madh që i bëjmë të shkuarës është që në emër të së ardhmes, të çelim dyert e këtij institucioni që është qendra e gravitetit të përpjekjeve tona për të ndërtuar të ardhmen evropiane të vendit tonë, qoftë edhe nga pozicioni dhe rëndësia që i jepet kësaj ministrie, të ketë një rol të dorës së parë në një proces që bëhet gjithnjë e më i vështirë dhe jo më i lehtë. Gëzuar festën Kombëtare të Çlirimit në këtë 70 –vjetorit! Urime!”, shtoi Rama. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se statusi kandidat është mundësi e mirë për të vazhduar në rrugën e duhur të integrimit. Ai uroi 70-vjetorin e clirimit.
“Suksese në këtë institucion të ri dhe mjaft domethënës. Në këtë ditë të shënuar të 70- Vjetorit të Çlirimit të atdheut kujtojmë të gjithë ata që luftuan për ato vlera mbi të cilat u ndërtua Evropa e bashkuar pas luftës, të lirisë, paqes, sovranitetit, integrimit. Statusi kandidat është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar në rrugën e duhur dhe shpresoj që edhe cilësia e punës të jetë si cilësia e institucionit që kurorëzojmë sot. Suksese dhe gëzuar 70 -Vjetorin e Çlirimit!”, u shpreh Meta.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha duke vlerësuar sfidat e integrimit si aspiratën më të rëndësishme te vendit drejt Bashkimit Evropian, u ndal në punën që ka bere Ministria e Integrimit dhe perpjektet e risive qe e presin ne te ardhmen kete institucion per integrimin evropian te vendit. Grupi i hakerave shqiptarë të njohur si Kosova Warrios Gropu, ka sulmuar tri ueb-faqe të Qeverisë Serbe, pas sulmit të djeshëm të hakerave serb dhe sulmeve të shumta mes shqiptarëve dhe serbëve në luftën kibernetike.