Goditja me çizme e politikanëve, ja ç’thotë pastori Pano dhe Psalmi 106

Goditja me këpucë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lëshoi ndaj kryeministrit Rama, ka marrë shumë interpretime. Njëri ndër tyre, pastori Akil Pano, në një deklaratë mbi këtë akt, duke ju referuar biblës dhe konkretisht psalmit 106, shprehet se:

”Psalmi 106 është një nga psalmet e gjata të biblës edhe flitet shumë për katarsis e brendshëm, për vendosjen e drejtësisë. Pyetja e madhe shtrohet a mundet që drejtësia të vihet në vend përmes një akti në dukje i padrejtë. Dhe psalmi 106 këtu në fakt përmes historisë së Fineasit i jep kësaj përgjgje po. Psalmi 106 flet që ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar kemi bërë paudhësi dhe të këqija pra është një kërkesë e madhe për katarsis të brendshëm, për vetëpastrim dhe nëse këtë vetëpastrim e ndihmon një çizme atëherë pse jo. JEZUSI i Nazaretit hyri në tempull dhe kur e gjeti tempullin plot me tregtarë dhe me njerëz që shisnin e blinin bëri një akt i cili ngjalli një polemikë të hatashme ne kulturën e asaj kohe dhe media e kohës në sensin metaforik i bëri shumë bujë dhe ungjitarët e shkruajnë këtë rast. Edhe gjithë filozofia këtu është që ne duhet të rindërtojmë rrënojat e shkatërruara, kolonat e imoralitetit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?