Gramoz Ruçi: Mandati i Tahirit vendoset nesër
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit, do të zhvillohet nesër në orën 11:00.
Në një konferencë për mediat, Ruçi u shpreh se është konsultuar me juristët dhe ekspertët pas ardhjes së kërkesës së prokurorisë. Ai tha se ka vendosur të zbatojë procedurën e ndjekur për raste të ngjashme në 27-vjet të historisë së parlamentit pluralist.
Për këtë qëllim, pas marrjes së kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit, Saimir Tahiri ai ka urdhëruar që materiali t’u shpërndahet anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetit Saimir Tahiri.
“Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, kam nxjerrë këtë urdhër. 1. Materiali i prokurorisë tu vihet në dispozionin anëtarëve të Komisionit. 2. Ky material t’i vihet në dispozion deputetit Saimir Tahiri. 3. Nesër pranë selisë së Kuvendit do të zhvillohet, në orën 11:30 mbledhja e Këshillit të Mandateve”,- u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

KOHA JONË SONDAZH

