Greqia ”bllokon” Shqipërinë, Bushati: Negociatat hapen…

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin e Europian, duket aq afër por edhe larg.  Në ”Top Story”, ministri i Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh se zbatimi i vettingut, do të mundësojë hapjen e anëtarësimit, kjo në qershor të vitit të ardhshëm.

“Jam absolutisht i sigurtë që nëse vazhdojmë me këtë ritëm përsa i përket zbatimit të reformës në drejtësi, sa i përket zbatimit të vettingut dhe nëse krijojmë një klimë politike si ajo që krijuam para zgjedhjeve, Shqipëria do të ketë një vendimarrje për fillimin e negociatave vitin tjetër”, tha ai.

Lidhur me kushtet e palës greke, Bushati la të kuptohej se ato nuk janë pjesë e prioriteteve të Komisionit Europian dhe si të tilla nuk mund të quhen kushte. “Janë pesë prioritete nga 12 që ishin në momentin që Shqipëria aplikoi. Raporti i KE erdhi me propozimin për hapjen e negociatave duke veçuar reformën në drejtësi dhe vettingun, duke patur parasysh edhe çështje të tjera, edhe për çështjen e pronës që zoti Kotzias foli”, deklaroi Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryediplomati shqiptar tha se nuk beson se Greqia do të bllokojë hapjen e negociatave, ndërkohë katër kushtet e përmendura nga Kotzias i quajti çështje mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi një raport intensiv komunikimi në planin formal dhe joformal dhe besoj se qëndrimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështje dypalëshe janë të qarta. Ka një mekanizëm koordinues në dy Ministritë e Jashtme dhe janë këmbyer pikëpamje për çështje të natyrave të ndryshme”, u shpreh Ditmi Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?