Grupimi “Dhjetor 90”: Marrëveshja Rama-Basha shmangu trazirat, sprova e PD për listat
Marrëveshja që i dha fund krizës politike dhe çoi në mbylljen e çadrës pas 90 ditëve qëndresë, mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha është përshëndetur edhe nga grupimi “Dhjetor 90”.
Pëmres një postimi në rrjete sociale, thuhet se grupimi e vlerëson pasi “shmangu një konflikt social shumë të rrezikshëm dhe krejtësisht të panevojshëm ndër shqiptarë, konflikt i afruar nga keq qeverisja dhe abuzimi eksterm me pushtetin i mazhorances së rilindjes e cila në këto katër vite e largoj vendin nga rruga europiane e integrimit më shumë se kurrë në këto 27 vite pluralizëm politik”,-thuhet në deklaratën pvr shtyp.
Si pjesë integrale e protestës 90 ditëshe të opozitës shqiptarë për kauzën e votës së lirë, kryetari Bislim Ahmetaj, thekson se prezenca e anëtarësisë i dha vlerë dhe peshë protestës.
“Përmes këtij njoftimi dëshiroj t’ju përcjellë mirënjohjen time të thellë gjithë anëtarësisë tonë nga Gjirokastra në Tropojë, nga Korça në Durrës për pjesëmarrjen active dhe të përditshme në çadrën e Lirisë, prezenca e përhershme e protagonistëve të dhjetorit 90 i dha dinjitet, vlerë dhe peshë protestës historike të opozitës shqiptarë”-vijon më tej deklarata.
Lidhur me listat e kandidatëve të PD-së, grupimi nënvizon se është hapi i sporvës për Bashën. “Hapi tjetër i sprovës së Lulzim Bashës për ndërtimin e Republikës së Re do të jenë listat e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Re. Ne besojmë, sepse në filozofinë tonë nuk qëndron paragjykimi. Paragjykimet ndërtojnë mure. Besimi ura”.
KOHA JONË SONDAZH

