“Guinea s’është Shqipëria e Afrikës”, koncesionet e Ramës kapërcejnë kontinentet

Sindikata e punëtorëve të Portit Autonom të Conakryt (kryeqyteti i Guinesë) ka organizuar të hënën, më 3 shtator, një protestë përpara ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme.

Ata kërkuan shpjegime për dhënien koncesion të portit Conventionnel tek një kompani turke. Të mbledhur para Autoritetit të Portit, këta punonjës ishin duke pritur më kot Drejtoreshën e Përgjithshme. Ajo nuk preferonte të dilte.

“Drejtoresha thotë se nuk mund të zbresë sot. Ajo kërkon të shtyjë takimin deri nesër,” – tha i dërguari i punëtorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pakënaqur me indiferencën e drejtoreshës, këta punëtorë kanë sulmuar presidentin e vendit, Alpha Conde, të cilin ata akuzojnë se e kanë kthyer Guinenën në Shqipërinë e Afrikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Guinea nuk është bërë Shqipëria e Afrikës, që mbretërohet nga Alpha Condé. “SOTELGUI” u shit, “AREDOR” u shit, policia Cité u shit, kullat binjake të Boulbinet u shitën. A nuk është kjo? – pyesin ata.

Para se të vazhdojë, “së shpejti do të shitet tregu Niger, tregu Gninguèma do hitet,!” – tha Cheick Toure, Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit të sindikatave të punëtorëve të portit.

Punonjësit e portit gjithashtu denoncuan tradhtinë e atyre që u tërhoën nga protesta, të cilët e thyen grevën dhe u kthyen në punë. Sekretari i përgjithshëm i CNTG njoftoi një mobilizim dhe protestë edhe të fortë më 13 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?