FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hafizi për Nikollën: Marionetat politike në krye të arsimit

Mimoza Hafizi ka reaguar në lidhje me riemërimin e Lindita Nikollës në krye të Ministrisë së Arsimit. Hafizi nuk e quan surprizë pasi ishte diçka e pritshme, por e hidhur për studentët dhe jo për klientët privat të Rilindjes, teksa shton se marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë çdo akt e ligj në favorin e tyre.

Statusi i plotë

Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e Qeverisë! E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre. Duke cenuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik. Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë. Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?