Hahn në Shqipëri, zyra e BE-së: Mbështesim bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit

Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn mbërrin sot ne Shqipëri për te qene pjese e takimit informal te kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor qe do te zhvillohet ne Durrës.

Ne njoftimin e Bashkimit Europian sqarohet se ne qendër te takimit do te jene angazhimet e marra ne samitin e Triestes.

“Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian” theksohet ne këtë njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi informal i kryeministrave do te nise te shtunën ne orën 10.00 e ne mbyllje te tij do te këtë një deklarate te përbashkët te kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit per Zgjerimin Johanes Hahn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?