Hahn nesër Tiranë. Takon Metën dhe Ramën

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johanes Hahn pritet të vizitojë nesër Tiranën. Zyrtari i lartë i BE do të qëndrojë për pak orë në kryeqytet dhe pritet të takohet më krerët më të lartë të shtetit.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Hann do të takohet me Presidentin, Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

Zyrtari i lartë i Brukselit dhe krerët e politikës shqiptare do të diskutojnë për integrimin e hapat që duhen ndërmarrë për fazën përgatitore për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Gjatë samitit të Brukselit, Hahn bëri të qartë se Shqipëria do të vijojë zbatimin e reformave dhe me plotësimin e 5 prioriteteve për të marrë përgjigje pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vizitë në Tiranë, Hahn do të udhëtojë për në Maqedoni. Në Shkup komisioneri për zgjerimin do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e kuvendit Talat Xhaferrin, por ende nuk është përcaktuar nëse ai do të zhvillojë një takim me presidentin Gjorge Ivanov për shkak të refuzimit të tij për të firmosur marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?