Hahn nga Greqia: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime më zyrtarët vendas.

Gjatë fjalës së tij, Johannes Hahn ka prekur edhe çështjen e negociatave për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit. Hahn u shpreh i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Bashkimi Europian ka shume pak influence ne vendet e Ballkanit përpara hapjes se negociatave. Por do të kemi shumë influencë gjatë negociatave. Prandaj jam kaq i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë”- tha Hahn.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?