Hahn: Të bëhesh anëtar i BE, një zgjedhje politike, themeltare për vendin

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i ka dërguar një mesazh shkollës evropiane verore në Shqipëri, duke theksuar

Hahn: Nga Brukseli dua t’ju përgëzoj për javën e suksesshme te shkollës verore evropiane. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian është një zgjedhje politike, shoqërore themeltare për vendin. Është pjesë e identitetit, për mënyrën se si e doni jetën dhe shoqërinë tuaj.

Zgjedhja e anëtarësimit në union është, në rastin tuaj, një për të cilën nuk keni dyshime. Por gjithsesi, të përkthesh aspiratat politike në ndryshime konkrete dhe përmirësim të cilësisë së jetesës, paqes, dinjitetit dhe prosperitetit, është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese; kërkon punë të palodhur, dialog intensiv të vazhdueshëm për të arritur balancë në shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është faktikisht detyra e njerëzve si ju, të cilët përgatiten për të pasur një rol në procesin e integrimit. Do ju duhet të gjeni zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?