Hajdarmataj: Çdo ditë një turist humb jetën, ndërsa qeveria bën pushime luksi

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cila u la jashtë listave të PD në zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar pas ngjarjeve të hidhura të ndodhura në bregdetin e Vlorës, ku u mbytën 4 persona.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hajdarmataj shkruan se “kryeministri dhe ministrat po shijojnë pushimet jashtë plot luks, teksa vendi ngjan si një zi e zgjatur”.

Duke e cilësuar këtë sezon pushimesh “të trishtë” për shqiptarët, Hajdarmataj thotë se turistëve u mungon siguria në vendin tonë, përpos problemeve të tjra, si mungesa e higjienës apo çmimet e kripura.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I MIMOZA HAJDARMATAJ

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria më e zezë sot se dje.

Shqiptarët të shokuar, nga dhimbja për jetët e humbura tragjikisht në ujrat e Adriatikut në Vlorë.

Një i ri nga Tetova, sakrifikoi jetën për të shpëtuar motrat shqiptare. Akti më fisnik, më i jashtëzakonshëm që na drithëroi shpirtin të gjithëve.

Por kryeministri e ministrat, në pushime jashtë e brenda vendit, në lluks e në siguri personale, heshtin dhe nuk japin asnjë sqarim, pse cdo ditë humb jetën të paktën një pushues në bregdetin shqiptar.

Ky është sezoni më i trishtë i pushimeve për shqiptarët, si në sigurinë e munguar të jetës, në cmime stratosferike, në thatësirën e ujit, në higjienën e cënuar, në mjedisin e ndotur, në rrugët e bllokuara,…..e plot premtime të pambajtura të qeverisjes “Rama 1” dhe asaj në pritje “Rama 2”.

Vendi ngjan si në një zi të zgjatur…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?