Hajdarmataj: Policia të mos ndez zjarrin e urrejtjes, çadra hiqet vetëm nëse…
Për deputeten e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, çadra është mburoja dhe simboli i qëndresës, dhe si të tillë nuk e sheh me vend që të mbyllet. Opozitarja pohon në një prononcim për “Koha Jonë”, se çadra hiqet kur të ketë një qeveri teknike.
“Është vendi ku mblidhen dhe flasin për kalvarin e vuajtjeve, për qeverisjen që ka mbyllur me mijëra vende pune, duke mbytur me taksa dhe fatura afrofe të shërbimeve që nuk i marrin, por i paguajnë dhjetëfishin sepse korrupsioni dhe sponsorizimi i krimit nuk mund të durojë tregun e lirë. Është agora e lirisë që ka thyer frikën dhe deri sa të triumfojë liria, dhe të fitojë shteti i së drejtës, çadra nuk mbyllet. Vetëm qeveri teknike me kryeministër të pranuar nga të gjitha forcat politike”.
Deputetja e qarkut Kukës, përjashton çdo skenar për dhunë, nxitje për dhunë. Mesazhin e ka për policinë, ku shton se forcat e rendit të mos provokojnë.
“Nuk ka asnjë nxitje apo thirrje për dhunë. E kundërta po ndodh. Sigurisht që apeli shkon për Ramën dhe forcat e rendit e sigurisë të mos provokojnë dhe të ndezin zjarrin e urrejtjes”.
Më tej Hajdarmtaj në debatin se kauza nuk është pro zgjedhjeve, pohon në mënyrë kategorike ku dhe shprehet se nuk është fjala për çështje date por për plotësim kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. “Bëhet fjalë të plotësohen standardet, të ngrihet terreni për të mbajtur zgjedhje të lira dhe për të bërë zgjidhje më të mirë. Kjo është Republika e Re, me reformat dhe lidershipin e PD”.
Zgjedhjet e 18 qershorit, nuk mund të ketë pohon Hajdarmataj, e cila si studente e dhjetorit, risjell ato momente ku shqiptarët janë jetën për shkatërrimin e sistemit.
“Nuk do ketë zgjedhje më datë 18 Qershor! Shqiptarët nuk do të pranojnë përsëritjen e votimeve të Frontit demokratik të Enver Hoxhës. Nuk do lejojmë votime moniste apo shkatërrim të pluralizmit të arritur me mundin, sakrifiça por edhe gjakun e shumë shqiptarëve në Lëvizjen e Dhjetorit ’90.
R.Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

