FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hajredin Fratari: Arrestimi im me urdhër nga lart, do e çoj çështjen në Strasburg

Ai thotë se urdhëri për arrestimin e tij është dhënë nga dikush në qeveri, dhe akuzon pikërisht Tahirin.

Ai thotë se për tre ditë është mbajtur në mjediset e paraburgimit në shkelje të plotë të ligjeve të vendit dhe të Drejtave Themelore të Njeriut.

Për këtë arsye Fratari shkruan se do e çojë këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të gjithë ata që nuk më njohin, dëshiroj të theksoj se kjo nuk është padrejtësia dhe vuajtja e parë dhe as më e madhja që personit dhe familjes sime u janë shkaktuar ndër vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1979 jam arrestuar dhe dënuar me 20 vite burg, sipas nenit famëkeq të agjitacion-propagandës, për të vetmen arsye pse isha pasardhës i njërës prej familjeve më patriote dhe bir i një babai që kundërshtoi terrorin stalinist.

Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, ju dedikova me përkushtim, me korrektesë dhe me ndershmëri pasionit tim të hershëm të ndërtimit. Sipërmarrjen time e kam ngritur vetëm me djersën e ballit dhe me punën e ndershme, nuk i kam rënë asnjëherë askujt në qafë dhe nuk kam shkelur asnjëherë asnjë ligj, asnjë rregull të shtetit dhe të vendit tim.

Por kjo nuk i ndaloi të vepronin ata që organizuan skenarin e fundit ndaj meje.

Fatkeqësisht pas njëzet e dy vitesh demokraci, familja ime dhe unë personalisht përjetuam sërish një dramë të rëndë.

Një dramë që na risolli ndër mend persekutimet dhe vuajtjet që kanë ndjekur fatin e familjes Fratari, së cilës i është dashur të përballet kohë mbas kohe me mllefin haxhiqamilist, me dhunën dhe me persekutimin hoxhist dhe, tashmë, edhe me hakmarrjen personale”, shkruan ai.

Më tej Fratari sqaron edhe arrestimin e tij:

Më datë 24 tetor 2014, në orën 10: 15 një punëtor më sjell në zyrë urdhërin nga INUK për pezullim 10-ditor punimesh të objektit që po ndërtoj.

Një orë përpara, policia kishte shkuar në objekt dhe kishte nëpërkëmbur katër punëtorë me preteksin e kontrollit. Punëtorët që ruanin objektin dhe merreshin me pastrim e me sistemim materialesh më pas u shoqëruan në polici.

Ndërkohë mua më kërkuan të paraqitesha në Postën e Policisë Farkë ku pa asnjë mandat më vunë direkt prangat. Nuk u mjaftuan me kaq por më bënë edhe një xhiro me pranga përpara atyre që ishin grumbulluar. Pa kundërshtuar hypa në makinën e policisë. Kur i pyeta pse po më arrestojnë m’u përgjigjën shkurt e prerë: “Je i arrestuar”.

Ai thotë se pallati për të cilin akuzohet, është ndërtuar me leje të rregullt nga Komuna Farkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?