“Hajt Ditmir, edhe katër vjet majë avionëve!”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nisën sot një vizitë një javore në SHBA, ku morën pjesë në mbledhjen hapëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Mirëpo, kohën e lirë në përfundim të mbledhjes së OKB-së ata e shfrytëzuan për t’u takuar me shqiptarët e Nju Jorkut. Rama dhe Bushati kanë dalë në rrugë dhe kanë takuar shqiptarë që jetojnë atje. Njëri prej tyre, Edmond Sokoli, i cili u takua me Ramën dhe Bushatin tregoi edhe bisedën me ta, ku thekson se çfarë i ka thënë numri një i Qeverisë për Lulzim Bashën, ndërsa pohon se Bushati ishte i mërzitur…

Duke postuar fotot në “Facebook”, ai shkruante: With “Timonerin”.

“Jo me thënë të drejtën unë s’deshta me ba foto. I thash s’jam me ty, jam me PD. Po më tha ec mor burr se ne e PD një parti jena ,biles tha unë them se Luli asht shumë çun i mirë. kur me tha kështu s’pata ka me ja mbajt”,-shkruan Sokoli në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndersa per bisedën me Bushatin ai shkruan “I merzitun ishte ai shume, 4 vjet ministër, ma shume ne kryeqytete te botes tha i kam kalu se ne shpi teme, menova se pshtova, veç kur me tha Edi, hajt Ditmir edhe 4 vjet do durosh s’ke ça ban, smujta me ja prish tha”, – ka shkruar Sokoli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?