Hakerat nxjerrin në shitje sekretet e Shqipërisë, tregojnë edhe çmimin

Si kurrë më parë, Shiqpëria po goditet tek të dhënat. Kështu, hakerat që kanë sulmuar institucionet shqiptare së fundmi edhe sistemin TIMS në doganat e mbarë vendit të cilët identifikohen me faqen “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.

Ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë. Kujtojmë që gjatë muajit korrik hakerat sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.

Kjo do të thotë se “sekretet” e Shqipërisë tashmë mund të blihen në treg. Një tjetër fakt është se hakerat kërkojnë që pagesa për blerjen e të dhënave të bëhet përmes parasë elektronike Bitcoin, që të jetë e pamundur për tu kuptuar se ku po shkojnë këto para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?