Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe SPAK
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Skenari i PD-së
  • Ben Blush
  • Shtëpia e Bardhë
  • Opozita në Tiranë
  • Pilo dhe Mbappe
  • Integrimi në BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë pilotë sipas standardeve të NATO-s, e hapur edhe për Kosovën

Aktualitet E premte, 3 Korrik 2026 13:22
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë pilotë sipas standardeve të NATO-s, e hapur edhe për Kosovën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në ceremoninë e inaugurimit të Shkollës Kombëtare të Fluturimit, një strukturë e re që synon përgatitjen e pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit sipas standardeve të NATO-s, në kuadër të modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shkolla do të shërbejë jo vetëm për përgatitjen e pilotëve shqiptarë, por do të jetë e hapur edhe për trajnim dhe certifikim të pilotëve nga vendet aleate të NATO-s, duke veçuar Kosovën.

“Shkolla është e hapur edhe të për stërvitur dhe certifikuar pilotë e rinj të vendeve të NATO-s në vendin tonë, padiskutim duke filluar nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga Ministri i Mbrojtës i Kosovës nëse ka interes për të stërvitur këtu dhe certifikuar këtu pilotët e ardhshëm. Kjo shkollë gëzon kredibilitetin e padiskutueshëm të ekspertëve dhe eksperiencën e njerëzve tanë të Forcës Ajrore”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi transformimin e Forcave të Armatosura gjatë viteve të fundit, duke theksuar se ato kanë kaluar nga një situatë e vështirë në një forcë moderne dhe më të mirëpaguar në rajon.

 “Forcat tona të Armatosura, jo shumë larg, por një dekadë më parë ishin lënë në mëshirë të fatit dhe njerëzit tanë të zotë jetonin si në lëmoshën e shtetit. Sot  Forca jonë e Armatosur është më e mirëpaguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë është që në rrugën drejtë Shqipërisë 2030 në BE, Forcat e Armatosura të jenë në mesataren e forcave të NATO-s sa i përket kontribut të shtetit për pagat e tyre. Më vjen mirë që jemi duke përjetuar një kapitull të ri në raportin e rinisë në forcat e armatosura. E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinj, por sot është e vështirë të zgjedhësh mes kandidaturave të shumta që vijnë”, u shpreh kryeministri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke folur për kapacitetet ajrore, Rama deklaroi se flota e Forcës Ajrore është tashmë plotësisht operacionale dhe e gatshme për sezonin veror, kur rreziku nga zjarret është më i lartë. Ai bëri me dije se një numër tjetër helikopterësh black hawk do t’i bashkohen forcave kapaciteteve të flotës shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sot kemi një flotë ajrore tërësisht të gatshme, ndërkohë që na u desh të kalonim nëpër kalavare të panumërta me mirëmbajtje, ngecje, lloj-lloj çudirash dhe tani  jemi plotësisht gati edhe për të përballuar sfidën e sezonit të nxehtë ku beteja me zjarret është e pashmangshme. Të gjithë helikopterët e FA janë në punë dhe po punohet për të shtuar kapacitetet për sezonin. Një numër tjetër helikopterësh black hawk do t’i bashkohen këtyre forcave dhe Shqipëria do të bëhet vendi ku kapaciteti i helikopterëve, qoftë luftarak qoftë për emergjencat civile do të jetë ndër më të spikaturit e rajonit”, theksoi Rama.

Mund t'ju interesojë

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Rama: Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi...

Para 5 orësh
Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

Para 5 orësh
KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

KLP: Mandati i kryeprokurorit Çela përfundon më 5 dhjetor

Para 5 orësh

/rtsh.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 4 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 4 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 4 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 5 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 5 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 4 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 5 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.