Haradinaj: I vetmi kandidat për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli

I nominuari nga PAN-i për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se PAN-i i ka fituar votat dhe është një dallim i madh i numrave mes të parit dhe të dytit. Ai ka thënë se është e parakohshme Vetëvendosje të tentojë formimin e qeverisë, pa e provuar këtë së pari PAN-i.

“Mos të mashtrojë VV për një qeveri pa PDK-në, sepse unë u jam ofruar atyre dhe shoqërisë civile me një ofertë të shkruar, por ata nuk e kanë dashtë, dhe kjo që po bënë VV është vetëm një mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Kadri Veseli është kandidat i vetëm për kryetar të Kuvendit, pasi është person serioz, ka përvojë, ka udhëheq Kuvendin për një mandat dhe ka mësuar shumë gjëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haradinaj ka thënë se oferta e tyre për qytetarët ka qenë e qartë që Haradinaj do të jetë kryeministër e Veseli kryeparlamentar dhe për këtë kanë votuar qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sikur të kishte fituar VV-ja për një deputet më shumë se ne, unë do të pranoja nga ta kandidaturën për kryeparlamentar dhe për formimin e qeverisë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj, në televizionin publik.

Duke mos dashur të tregojë se sa vota i ka, ai ka thënë se sa për t’ia nis punës si kryeministër i ka votat. (Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?