FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj uron Metën: Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ilir Metën për marrjen e detyrës si president i Shqipërisë.  Harandinaj vlerëson se Ilir Meta do të luaj rol domethënës në modernizimin e shtetit shqiptar dhe në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mesazhi i Haradinaj:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Ju priftë e mbara!
RH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?