Harxhi: Dokumenti për zgjedhjet në PD i paligjshëm, nuk u firmos nga Ristani
Ish-ministrja e Jashtme dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edith Harxhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News tha se vendimi i dy nënkryetarëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet është i jashtëligjshëm.
Pjesë nga deklarata:
Harxhi: Ne duhet të bëjmë një analizë, por kjo analizë nuk mund të bëhet kur ti shpallësh garën në të njëjtën ditë dhe ti të jesh kryetar dhe të shpallësh garën për kryetar pa i dhënë hapësirë të tjerëve të garantojnë. Partia Demokratike ka një status dhe ai statut thotë që në ditën…E para garën elektorale nuk e shpallin nënkryetarët.
Është vetëm sekretari i Përgjithshëm. Kërkesën për zgjedhje e bën Këshilli Kombëtar. Me vendimin që është marrë nga dy nënkryetarët, ata kanë lëshuar një dokument që është jo statusor dhe i paligjshëm dhe nuk ka vlerë statutore dhe atë nuk e ka nënshkruar sekretari i Përgjithshëm sepse e dinte si juristë që është, se është në kundërshtim me statutin. Analiza e thellë do disa muaj.
KOHA JONË SONDAZH

