FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Harxhi: PD nuk e votuan as anëtarë të saj, dy arsye pse

Ish-ministrja e Jashtme dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edith Harxhi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, duke e konsideruar si humbje katastrofike të PD-së, u shpreh se atë nuk e kanë votuar as funksionarë publikë dhe anëtarë të saj.

Harxhi: Një humbje katastrofike. Mendoj se mungoi fryma. Lista ishte jo fituese dhe në të njëjtën kohë ishte listë përçarëse për sa i përket PD-së. Për këtë arsye, unë mendoj se ajo që ndodhi të dielën ishte një bojkot masiv i demokratëve, e cila çoi në fitoren masive të Partisë Socialiste por jo në ato numra nëse 20 për qind më tepër e popullsisë do të kishte votuar.

Kjo ka ardhur për arsye të bojkotit të elektoratit të Partisë Demokratike. Ka pasur një pjesë të madhe që nuk kanë votuar, midis tyre edhe shumë anëtarë të Partisë Demokratike, midis tyre edhe persona që kanë pasur funksione publike, por nuk mund t’i quash tradhtarë sepse ata nuk e kanë ndjerë që të votohej për një listë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta, besoj që ajo që ka qenë problem i madh është edhe mos transparenca e marrëveshjes së 18 majit, e cila ka krijuar mosbesim tek demokratët e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?