Harxhi: Rama po luan me fatet e PD. Alizoti: Nëse Basha nuk largohet PD më keq

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se nëse Basha nuk largohet, PD do të shkojë më keq.

Ndërsa Edith Harxhi u shpreh se kryeministri Rama po luan me fatet e Partisë Demokratike.

Pjesë nga deklaratat:

Swiss Digital Desktop Reklama

Alizoti: Gjithë problemi është vjedhja e votës dhe ne protestuam në çadër për tre muaj. Ne dolëm të mbronim këtë tezë sepse e besonim. Në një moment u zhvilluan një takim për një orë dhe ne hymë në zgjedhje. Nëse takimi u bë në këtë format. Politika është sport i rëndë. Nëse hyn në zgjedhje, mbaj kostot. Nuk ka pse shpallet Alizoti tradhtar. Partitë politike duke u demokratizuar shpëtojnë Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tare: Çfarë do ndodhë nëse Basha nuk e jepet dorëheqjen dhe zgjidhet më 22 korrik?

Alizoti: Basha edhe mund të qëndrojë. Unë e kam në dy lista emra. Unë mendoj se nëse kryetar ka humbje të madhe le të iki. Kjo është bindja ime. Mendoj se Partia Demokratike do të shkojë më keq. Republika e re do të vazhdojë.

Harxhi: Rëndësi ka që të thërriten forumet e Partisë. Kryesinë duhet ta thërrasë kryetari. Kryetari është i ngrirë. Ky nuk është term statusor. Juristët duhet ta sqarojnë se kush mund ta thërrasë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet me 25% të votave. Nuk e zgjidh kjo problemin. Në këtë momente, PD nuk mund të zhvillojë garë pa bërë analizë të thellë dhe pa mbledhur forumet. Kryetari është i zgjedhur me një anëtar një votë.

Tare: Ka mënyra shkarkimi?

Harxhi: Për sa e njoh unë Lulzim Bashën nuk besoj se do ta çonte veten në një vendim të tillë. A mund të bënte një vendim të thjeshtë; të largohet pa etiketuar. Edhe etiketimi që bëri dje ishte jo normale. Unë do të luftoj që Partia Demokratike të mos përçahet. Një çarje tjetër e Partisë Demokratike do të ishte shkatërruese. Rreziku është serioz. zt.Rama është duke luajtur me fatet e Partisë Demokratike. Në mënyrat e tij. Nuk dyshoj për projekte të tjera siç ka ndodhur me opozitën në Gjeorgji. Është shkatërruar opozita gjeorgjiane. Nuk mund të flasë këtu drejtpërdrejt kushedi edhe për grupime të tjera që do të donin të fusnin influencimet e tjera që do të donin një PD fare të brishtë, të mbaruar. Kjo ka ndodhur për arsye të shkëputjes nga tradita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?