FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helmimi në mitingun e PD, Rama: Të mësojmë sa më shpejt arsyet

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar zbardhje sa më të shpejtë të arsyeve që çuan në lëndimin e disa mbështetësve të opozitës dje në mitingun e çeljes së fushatës elektorale në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Komentet e tij kreu i qeverisë i ka bërë gjatë një darke iftari në qytetin e Elbasanit, me besimtarë myslimanë, pasi përmbylli takimet në kuadër të fushatës në këtë qark. Në fjalën e tij, Rama u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Më lejoni që në këtë moment, mendimi im të shkojë tek të gjithë ata vëllezër, motra, bashkëqytetarë të opozitës që kaluan një lëndim të papritur dhe ende të pashpjeguar gjatë natës së kaluar, me urimin për të gjithë që të jenë të shkuara dhe me urimin po ashtu që ta mësojmë sa më parë arsyen e lëndimit të tyre”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?