Hidhet shorti për fletën e votimit në Kavajë, ja si do renditen kandidatët e PD, PS dhe LSI

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen e kandidatëve në garë për zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë Kavajë. Ky proces do të zhvillohet më 25 qershor, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Për kreun e Bashkisë Kavajë garojnë Dorian Murati, nën logo e PS; Maksim Kona për LSI; dhe Isa Sakja është kandidati i Partisë Demokratike.

Me hedhjen e shortit, renditja në fletën e votimit do të jetë:
Dorian Murati, PS
Maksim Kona, LSI
Isa Sakja, PD

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë do të zhvilloheshin më 7 majit, por kjo u pamundësua për shkak të bojkotit dhe protestës së opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me marrëveshjen e arritur Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike dhe futjen e opozitës në zgjedhje, mori zgjidhje edhe çështja e Kavajës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?