Homazhet për Demaçin, Meta: Lamtumirë heroi ynë i përjetshëm
”Mandela i Ballkanit”, Adem Demaçi do të përcillet sot drejt banesës së fundit. Me ceremoni shtetërore, arkivoli i të ndjerit është vendosur në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku prej orës 8:30 kanë nisur homazhe. Liderët e shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë mbajtur fjalimin në nderim të figurës së shquar.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha në fjalën e tij të lamtumirës se Baca Adem, është heroi ynë i përjetshëm.
“I dashur Baca Adem, jeta jote ishte luftë, por ti arrite ta fitosh sepse ti arrite të jesh Adem Demaçi i Kosovës. E gjithë bota të njohu si Mandela i Kosovës. Ti ishe mbrojtësi i flaktë i të drejtave të njeriut, pa dallim, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë. Sot fjalët Bacë, janë të pakta për ty. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Lamtumirë baca Adem Demaçi, heroi ynë i përjetshëm i përpjekjeve për liri”.
KOHA JONË SONDAZH

