FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Homazhet për Hajdaragën, Meta: Moment që nuk i përket botës reale

I pranishëm në homazhet e zhvilluara për Luan Hajdaragën, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh se ndarja nga jeta e ish-themeluesit të PS, duket si një moment irreal. Nga ambienti i jashtëm i Kuvendit, kreu i shtetit u shpreh se Hajdaraga kishte një sens humori të atillë që do ta bëjë të ndihet gjallë akoma.

”Duket si moment që nuk i takon botës reale për aryse se kujtimet per Hajdaragen janë kaq të shumta dhe të jashtëzakonshme. Ishte mendjehapur dhe me një sens humori sa që për mua do të jetë njeri i gjallë, i këndshëm e miqësor me të gjithë”,-tha Presidenti Meta.

Luan Hajdaraga u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 69-vjeçare. Ai ka qënë në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1998-2000 gjatë qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qënë profesor i sociologjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?