FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I dha azil politik, Orban: Gruevski mik i Hungarisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka folur për mbështetjen që po i jep ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevskit pas arratisjes.

Në një prononcim për radion ”Koshut”, ai thotë se është normale që Budapesti të ndihmojë ish-kryeministrin maqedonas sepse ai gjithashtu ka ndihmuar Hungarinë për të mbrojë veten kundër një rritje të emigrantëve.

”Ai është një ish-udhëheqës i një vendi të ngushtë, një vendi që luajti një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Pa ndihmën e tyre, do të kishte qenë shumë më e vështirë për të mbrojtur kufijtë hungarezë, një burrë i tillë duhet të trajtohet si aleat”, tha Orbán, duke shtuar se nga ana tjetër, organizata George Soros është pas persekutimit të ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?