I goditën nënën 65 vjeçare. E bija: Do ta gjejë atë polic shkërdhatë, do t’ja marrë jetën

Një grua 65-vjeçare, e cila ka protestuar për të kërkuar kompensim nga shteti për shtëpinë që do t’i shembet tek Unaza e re, është goditur nga njeri prej policëve gjatë tentativës për të hyrë në Kuvend.
Por, e bija e saj, e prekur nga sjellja e Policisë ndaj një gruaje të moshuar që kërkontë të drejtën e saj, ka rrëmbyer megafonin dhe ka paralajëmruar efektivët e pranishëm që ishin bërë gardh ndaj protestuesve:
Lexo edhe:
Turpi i mediave/ Asnjë lajm për dhunen ndaj banoreve që po u shemben shtëpitë
“Këtu ka kamera, ka njerëz që filmojnë me celularë. Aty në fund ndodhet nëna ime. Një nga policët e ka goditur, unë do ta gjej atë video. Videon kur ai shkërdhata godet nënën time 65-vjeçare.
Do ta marr jetën o shkërdhatë që ngrite dorën në një moshë të tretë. Nuk e kam zakon të ofendoj, por kjo fjalë ishte pak për ty. Unë do ta marr jetën, ta dëgjojnë të gjithë.
Ju kërkoj ndjesë që kam përdorur fjalë banale, por është nëna ime. Më dhemb shpirti që e ka goditur. Turp për uniformën që keni veshur, që godisni një 65-vjeçare. Nuk erdhi ta vriste Edin, erdhi këtu për shtëpinë e saj!”, theksoi vajza protestuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?