FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I kërkoi të rikthehej në krye të PD-së, Berisha i përgjigjet ‘qytetarit dixhital’: Largimi im, pa kthim

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur “qytetarit dixhital” që i kërkonte të rikthehej në krye të Partisë Demokratike për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

Në një reagim po në rrjetin e tij social në Facebook, Berisha shkruan se largimi i tij nga udhëheqja e PD është pa kthim dhe thekson se partia tashmë ka lidershipin e saj.

“Pershendetje te perzemerta per ju qytetari dixhital,faleminderit shume per informacionin qe me keni derguar,me kete rast duke ju siguruar se do bej cdo perpjekje per te kontribuar si cdo demokrat ne fitoren e PD ,shtoje se largimi im esht pakthim.PD ka sot lidershipin e vet qe me vendosmeri do ta çoje ate drejte fitores se sigurte me 25 qershor dhe do te arkivoje ne analet e zeza te historise narkoregjimin e Edvin Kristaq Rames.Fitore!S.B”, shkruan në Facebook ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PD Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  • /SYRI.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?