I la jashtë listave, Rama falënderon ish-deputetët e PS: PD do të hedhë në erë zgjedhjet

Mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të shumta është pritur fjala e kryeministrit Edi Rama sot në Kongresin elektoral i para prin fushatës zgjedhore.

E kreu i maxhorancës e ka nisur me falënderime fjalimin e tij, së pari për deputetët dhe ata që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë, si: Namik Dokle, Arta Dade dhe Valentina Leskaj, tre socialistë të vjetër që nuk janë më në listat e kandidatëve.

“Zgjedhjet këtë herë janë historike sepse vendoset si do të jetë nesër Shqipëria e atyre që lindin sot. Si do të jetë Shqipëria që po rilindim pasi e morëm në dorë të rrënuar pa shtet”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama thekson se, pavarësisht ‘harresës’ së tij, familja nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, por vijojnë ta duan dhe t’ja hapin derën ende me dashuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Faleminderit Lindës, fëmijëve pa diskutim Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një % të dashurisë”.

Bëra gjithsa munda, por jo gjithsa doja, por shumë mbetet ende për të bërë dhe ne mund ta bëjmë e do ta bëjmë”. Kështu e nisi kryetari i PS-se fjalen e tij në kongresin elektoral të zgjedhjeve të 18 qershorit.

PD dhe cadristat duan të hedhin në erë zgjedhjet

Edi Rama: PD sot ka ikur në drejtim të paditur. La vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika. Një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark. Mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynjasë, Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së Amerikës. Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan drejtësinë sepse nuk flenë më gjumë.

Rama: Shqipëria 3 vite me pare i kishte dyert e mbyllura
Pas ministrave fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se kemi bërë shumë, por edhe shumë mbetet për të bërë për mandatin e dytë qeverisës.

Ne mund dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Faleminderit grupit, veçanërisht Dokles, Leskajt, Dades, që dhanë gjithcka mundën për vite të tëra në vijën e parë të beteja të PS.

Përvoja e tyre do të na ndihmojë edhe më tutje, faleminderit deputetëve që nuk do të jenë këtë herë, por do të jenë në role të tjera, për të dhënë gjithcka për Shqipërinë dhe PS.

Nga ky mandat PS del më e fortë për të udhëhequr Shqipërinë dhe Shqipëria del më e mirë dhe sigurt se 3.5 vite më parë. PO, mund të bëhet shtet për të gjithë pa dallim, një shtet dinjitoz për marrëdhëniet me fqinjët dhe botën.

Faleminderit Lindës, fëmijëve pa diskutim Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëje vonë edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një % të dashurisë.

Sot është dita e Europës, e fitores mbi fashizmit, sot është dita jonë, sot është dita e Shqipërisë që duam me shtet me punë dhe mirëqenie, është dita e PS në këtë Kongres të radhës përpara zgjedhjeve politike të radhës.

Zgjedhjet janë historike për më shumë një mandat, sepse në 18 qershor shqiptarët do të vendosin si do të jetë Shqipëria nesër.

Shqipërinë e morëm në dorë të rrënuar dhe pa shtet, të zhytur në borxhe.

Shqipëria që duam duhet të ulet sa më parë në tryezën e negociatave dhe të bëhet pjesë e BE, prandaj 18 qershori është si thotë ajo kënga labe ‘As për mua, as për ty, por për të gjithë Shqipërinë’.

Dhe tani heshtje, PD ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet nga frika, një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark nga drejtësia, mbyllur në një bunker plasmasi, ku i ka shpallur luftën tërë dynjasë, Gjermanisë, BE, Amerikës.

Nuk duan zgjedhje se nuk duan Vettingun, sepse nuk flenë më gjumë që kur e votuan reformën në drejtësi, me iluzionin se do të mbetej në letër dhe e dinë këtë e dinë shumë mirë. Pa votuar Vettingun nuk i dalin dot para asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën, prandaj duan që të hedhin në erë zgjedhjet, sikur bënë 20 vite më parë.

Më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu, bëra cmos që të mos ndodhte kështu.

E di që nuk jeni ndier të qetë me lëshimet e mia, merre me mend Erjon Braçe, nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë, ose ne jemi dukur të ndrojtur përballë agresionit të tyre pa asnjë cak etik apo moral se për politik as që bëhet fjalë.

Por, kam dëgjuar shumë edhe nga ju, që thonë, sikur të ishin ata, ose ai do të kishte berë kështu, jemi krenarë që ne nuk jemi si ata.

vijon..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?