I shpëtoi atentatit në autostradë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arjan Ndoj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj.
Për shkarkimin e Ndojit kanë votuar unanimisht të gjithë anëtarët e KPK-së.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurori i Durrësist kishte lidhje me elementë të botës së krimit.
Ndoji akuzohet se ka favorizuar persona me precedentë penalë.
Prokuroi Ndoj në vitin 2019 i shpëtoi një atentati mafioz në Durrës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.
Më 29 prill u zhvillua seanca e Ndojës në KPK, pasi Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) kishte konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal.
Arjan Ndojës i ishin kontrolluar nga vettingu vetëm figura dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK me lidhje të papërshtatshme në krim dhe me vendime të ndikuara nga biznesi.
Si provë gjatë seancës së 29 prillit iu soll emri i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi që gjendej në të njëjtën makinë me të cilën po udhëtonte në 2019 Ndoj, kur ju bë atentat dhe mbeti i plagosur shoferi i tij Andi Maloku. Në seancë Arjan Ndoj kundërshtoi duke kërkuar prova dhe përgjime që vërtetojnë kontaktet me njerëz të krimit, mbasi për Rrumin prokurori tha se nuk kishte informacione për të kaluarën e tij.
Ndoj deklaroi se prej makinës nga ku doli i plagosur nuk u gjetën dosje të zhdukura, por dosje private të një avokati, për të cilat i kishte treguar shoferi që u vra në atentat. Më herët gjatë parashtrimit shkresor prokurori tha se ky atentat erdhi për shkak te presioneve të ekzekutivit.
KOHA JONË SONDAZH

