FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi braktis Ramën, indinjohet deputetja Elena Xhina: Nuk i përkas PDIU-së

Deputetja e Qarkut të Elbasanit, Elena Xhina e cila mori mandatin e lënë nga Bujar Muça nga listat e PDIU, mungoi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU, ku u lançua largimi nga koalicioni me PS dhe kalimi në opozitë. Shpëtim Idrizi do negociojë me kryetarin e PD, Lulzim Basha marrëveshjen e koalicionit përpara zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Në një reagim për Report Tv, deputetja Xhina tha se nuk e konsideron veten deputete të PDIU. Ajo thotë se në Kuvendin e Shqipërisë vijon të jetë deputete e pavarur.

“Siç dhe e kam deklaruar unë jam totalisht e shkëputur nga PDIU dhe e kam klasifikuar veten si deputete të pavarur”- tha deputetja Elena Xhina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?