FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi i përgjigjet Athinës

 

PDIU ka hapur pasditen e kësaj të premteje fushatën elektorale në Durrës, në një event ku kryetari Shpëtim Idrizi ka vlerësuar aleancën e bërë me koalicionin e mazhorancës, e cila sipas tij ka seriozisht në vëmendje çështjen çame.

“Ne jemi parti sovrane dhe shqiptarët i duam njësoj, nga veriu në jug. Ne duam që çështja came të vlerësohet dhe mirëpresim faktin që sot Kuvendi ka një nënkryetar nga PDIU. Ne nuk mund të bëheshim me një koalicion tjetër, pasi vetëm kjo qeveri e ka në fokus çështjen çame, që nuk është çështje vetëm e këtij komuniteti, por e gjithë shqiptarëve sepse ka të bëjë me hartën e Shqipërisë”, ka thënë Idrizi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Idrizi ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të Athinës zyrtare në adresë të tij, duke hedhur poshtë akuzat për nacionalizëm. “Unë nuk jam nacionalist. Nacionalistët janë në Parlamentin e Greqisë, në Parlamentin e Shqipërisë janë ata që kanë luftuar kundër bandave të kolonelit Zerve”, ka thënë Idrizi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, kryetari i PDIU-së u ka kërkuar të pranishëmve që më 21 qershor të votojnë kandidatin e majtë Vangjush Dako, ndërsa PDIU, sipas tij, do të japë kontributin në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?