Idrizi: Kemi kërkuar që çdo forcë politike të garonte e vetme në zgjedhje

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU) ka kërkuar e para që çdo forcë politike të garonte e vetme në zgjedhjet parlamentare të radhës, deklaroi kryetari i saj Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorë të zones së Kombinatit, në Tiranë.

“PDIU kërkoi të garojë e vetme, po ashtu do të donim të kishim një propocional kombëtar dhe të ishim pjesë e administrimit zgjedhor, por ne garojmë në korsinë tonë, që është korsia e çdo shqiptari që mendon si ne, sepse kemi veç një Atdhe. PDIU do të jetë një parti me grup parlamentar dhe do të ndikojë në qeverisjen e vendit”, tha Idrizi.

Më tej ai tha se qe në fillim PDIU ka propozuar një pakt të madh kombëtar mes forcave politike, që shqiptarët të shkojnë të qetë në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi propozuar tryeza politike dhe kemi dhënë kontributin tonë, ndaj sot na vjen mirë që po hyn në zgjedhje i gjithë spektri politik. Më në fund partitë kanë bërë një pakt për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë. Ne kemi qënë të parët që kemi kërkuar këtë pakt të madh kombëtar, që të gjithë shqiptarët të votojnë të qetë”, tha kreu i PDIU-se.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se PDIU ka marrë mbi supe kauzat dhe problemet e shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?