Idrizi, Ramës: Je me 3 klasë shkollë. Do mbahesh mend si personi që hoqi emrin e Çamërisë nga librat

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka reaguar ndaj kryeministrintEdi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, Idrizi thotë se kryeministri do të mbahet mend si personi që detyroi mijëra nxënës e student të dilnin me javë në protesta dhe duke shtuar se hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

Më tej duke publikuar dhe një meme ku shfaqet Rama, ai thotë se shakaxhiu, si e etiketon Idrizi kryeministrin, duhet të kuptojë sipas tij që “dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por edhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të sëmurë.

Postimi i plotë i Shpëtim Idrizit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.
Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.
Ja çfarë mund të ndodhë:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?