FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi reagon për herë të parë pas hapjes së kutive: Kujt i dhemb syri në KQZ?

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili shpreson të fitojë mandatin e deputetit në Tiranë nga rinumërimi i disa kutive të kontestuara prej forcës që përfaqëson, reagon për herë të parë në lidhje me ketë rezultat.

Idrizi nuk e sheh të arsyeshme shpalljen të pavlefshme të një flete votimi, ku krahas PDIU-së shkruhej fjala Margëlliç.

STATUSI I PLOTË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sapo e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur duket më se i qartë. Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme. Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruajtur aty?!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?