Idrizi: Romeo dhe Zhulieta u bënë dy të tjerë dhe jo unë
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi duke komentuar zhvillimet politike në studion e “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, veçoi edhe një batutë.
Pjesë nga deklaratat:
Idrizi: Jam kontaktuar fillimisht nga zt.Mediu për të thirrur këtë tryezë dhe i thashë nuk kam ndonjë interes. Po u mblodhët vij. I kujtoj faktin se edhe kur zt.Rama ishte në opozitë, unë jam takuar me të. Ka qenë rasti për Presidenti. Nga natyra jam i hapur që në çdo tryezë të jem prezent.
Hila: Nuk ju ka inat zt.Rama që keni qenë dikur deputet i PS-së?
Idrizi: Tani mendoj se jemi maturuar. Kam bërë 4 palë zgjedhje me PDIU-në, sa të mos ndikohem dhe të mos më bëjnë përshtypje inatet. Romeo dhe Zhulieta u bënë dy të tjerë dhe jo unë. Do të thoja që u mor një iniciativë nga zt.Duka dhe zt.Mediu.
Më ka ardhur një email për të bërë një përpjekje të fundit për të gjetur një modalitet për krizën. Zt.Basha fillimisht prezantoi gjithë rrjedhën se si kishin ardhur ngjarjet deri aty. Erdhi një përpjekje e fundit nga zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, për të cilën sipas Bashës ishte dhënë një afat 24 orë.
Në një moment te caktuar z. Rama kishte një version ndryshe dhe kishte dhënë një kundër ofertë që për herë të parë e pamë aty. Kundërpropozimi i Ramës ishte shumë më i thjeshtë ku thoshte se nuk ndryshon data e zgjedhjeve dhe disa ndryshime për policinë, dukej sikur po diskutonit për datën.
I thashë hajde të diskutojmë por mos ta çojmë në gusht. Në këtë moment reagoi z. Rama dhe tha se unë kam ardhur për ta zgjidhur këtë prandaj dua që të kem dhe një takim me z. Basha.
Dhe ne e pritëm me shumë kënaqësi, dhe nuk na bëri shumë përshtypje. Jemi ulur në një moment z. Rama, z. Vasili dhe unë për të diskutuar kush mund të ishin hapsirat. E pritëm shumë pozitivisht,madje kam bere dhe nje batutë : U futën keta të dy brenda dhe do na nxjerrin ne jashte. I kam kërkuar kryetarit të tryezës të mos largohemi. Pritem pak por meqë shkoj shumë gjatë ikëm dhe e morëm vesh nga televizori që kishte dal tym i bardhe por pa i ditur detajet.
KOHA JONË SONDAZH

